Aleksandr Dugin, ideologu i Vladimir Putinit, i cili duket se po ndjek protestat e ditëve të fundit në Shqipëri, ka hedhur një ide që bie ndesh me aspiratën e vendit për integrimin në Bashkimin Europian. “Serbët dhe shqiptarët duhet të luftojnë së bashku kundër globalistëve të BE-së”, shkruan ai në rrjetin X. LEXO EDHE:Ylli Pata: Kaosi e dhuna, sa mund të gjenerojnë një proces politik? Deklarata vjen në një moment kur Shqipëria ka mbyllur kapitullin e katërt të negociatave me BE dhe është një prej 4 vendeve që do të marrë një udhërrëfyer të posaçëm për procesin e anëtarësimit. Nga ana tjetër, Serbia nuk bën pjesë në këto 4 vende dhe nuk ka hapur asnjë grupkapitull negociatash që prej dhjetorit 2021 për shkak se nuk ka harmonizuar politikat e saj me BE. Serbia është një prej vendeve që ende mban lidhje me Rusinë, pavarësisht sanksioneve të shumta që vendet e BE kanë aplikuar. Në një tjetër reagim, Dugin është përpjekur të ndjekë parimin “përça dhe s” duke shfrytëzuar pluralizmin fetar. “Shqiptarët janë indoevropianë (ilirë). Janë një popull me karakter shumë të fortë. Shumë prej tyre janë të krishterë ortodoksë. Islami i tyre ka rrënjë të thella në traditën mistike dhe gnostike të sufizmit”, thotë teologu. Në Shqipëri, veç të krishterëve ortodoksë, ka edhe një numër të konsiderueshëm katolikësh. Gjithashtu, veç sufizmit që u përket bektashinjve, ka edhe shumë besimtarë myslimanët sunni. Në deklaratën e tij, Dugin i përjashton degët e tjera të besimit, të cilat bashkëjetojnë në harmoni me njëra-tjetrën. Ditët e fundit kryeministri Edi Rama ka folur për ndikime të huaja në protestë duke u shprehur se Rusia është ndër përfitueset kryesore. “Nuk është aspak rastësi që ‘babai’ ideologjik i Vladimir Vladimiroviçit atje në Kremlin, del dhe përshëndet kombin shqiptar”, tha kryeministri. Alexander Dugin është një filozof dhe ideolog ultranacionalist rus, i njohur për teorinë e tij euroaziatike dhe për qëndrimet e forta kundër Perëndimit. Në librin e tij “The Foundations of Geopolitics”, botuar në vitin 1997, ai argumentonte për rindërtimin e ndikimit rus përmes aleancave, aneksimeve dhe dobësimit të rendit perëndimor. Për këtë arsye ai është përshkruar shpesh si “truri i Putinit” ose “Rasputini i Putinit”, me një ndikim të konsiderueshëm në vendimmarrjen e Presidentit rus. P.J/SI.E./Shqiptarja.com TAG: shqiperi BE serbi Rusi Alexander Dugin Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Ronaldo Veizi: 20/10/2026 17:52 Jam pro europes qe ka vdekur tashme sepse e moren europen homoseksualet matrapazet cifute dhe psikopatet si Edi Rama Përgjigju Arta: 20/10/2026 16:34 Ja dhe shoku i plakut mere qe nuk duan shqiperin te jet ne BE a bindeni tani qe eshte dora e tyre mbrapa nuk I kuptoj qe studentet qe duhen te jen njerez inteligjente e vazhdojne ti shkojne mbrapa ktyre djegeseve e shkrratimtarve Përgjigju Sondazhi i ditës:
15 Tetor, 13:43
A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.8% Jo 77.8% Disi 3.3% Vota total: 8595 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Tetor, 13:43 A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?

