Lajme Zone
Ibri përplas Tiranën me Beogradin, Vuçiç: Ç'punë keni ju me një çështje të brendshme
BotëPolitiko
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

Ibri përplas Tiranën me Beogradin, Vuçiç: Ç'punë keni ju me një çështje të brendshme

Deklaratat e presidentit serb Aleksandër Vuçiç për mundësinë e devijimit të rrjedhës së lumit Ibër kanë shkaktuar një përplasje diplomatike mes Tiranës dhe Beogradit. Reagimi nga Tirana erdhi nga Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, i cili kërkoi që çdo projekt që mund të ndikojë në rrjedhën, sasinë apo cilësinë e ujërave që prekin Kosovën të trajtohet me transparencë dhe në përp

Deklaratat e presidentit serb Aleksandër Vuçiç për mundësinë e devijimit të rrjedhës së lumit Ibër kanë shkaktuar një përplasje diplomatike mes Tiranës dhe Beogradit. Reagimi nga Tirana erdhi nga Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, i cili kërkoi që çdo projekt që mund të ndikojë në rrjedhën, sasinë apo cilësinë e ujërave që prekin Kosovën të trajtohet me transparencë dhe në përputhje me parimet e së drejtës ndërkombëtare.

“Shqipëria pret që Serbia të respektojë plotësisht detyrimet e saj ndërkombëtare dhe parimet e fqinjësisë së mirë”, deklaroi Hoxha në X.

Sipas tij, çdo masë që mund të ketë ndikim ndërkufitar duhet të bazohet në të dhëna shkencore, të shoqërohet me vlerësim të plotë të ndikimit dhe të bëhet përmes konsultimit me palën e prekur.

“Uji nuk mund të përdoret si instrument presioni politik dhe as si mjet për të ndëshkuar një vend apo një popullsi tjetër”, theksoi ministri shqiptar.

"Shqipëria nuk ka bazë për të ndërhyrë"

Reagimi i Tiranës u kundërshtua nga ministri i Jashtëm serb, Marko Djuriç. Ai shkroi në rrjetet sociale se Shqipëria nuk ka bazë territoriale apo hidrologjike për të pretenduar rol në mënyrën se si Serbia menaxhon burimet ujore.

Sipas ministrit serb, vendimi i Tiranës për t’u përfshirë në këtë çështje ngre pikëpyetje mbi motivet politike të reagimit shqiptar. Vuçiç: Është çështje e brendshme

Pas përplasjes diplomatike, presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka reaguar sërish për çështjen. Në një prononcim për RTS, ai e cilësoi devijimin e rrjedhës së Ibrit si “çështje të brendshme” të Serbisë, duke vënë në pikëpyetje përfshirjen e Shqipërisë.

“Nuk e di se çfarë lidhjeje ka Ibri me Shqipërinë”, tha Vuçiç.

I pyetur për reagimet e palës shqiptare dhe kontaktet me Brukselin, presidenti serb tha se duhet pritur për të parë se çfarë do të ndodhë me projektin.

“Kemi një problem diku rreth Ribaric-it, le të shohim për çfarë bëhet fjalë dhe pastaj do të shohim”, deklaroi ai.

Përplasja Debati për Ibrin vjen në një moment kur Tirana dhe Beogradi po diskutonin për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe përmes hapjes së dy zyrave konsullore, nismë që u shoqërua me kritika në vend dhe protesta në Shkodër.

Në fund të korrikut, të dyja palët konfirmuan negociatat për hapjen e një zyre shqiptare në Bujanoc dhe një zyre serbe në Shkodër. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm