Forcat të shtuara policie janë të vendosur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” te Kryeministria. Në drejtim të protestuesve është hedhur gaz lotsjellës në sasi shumë të lartë. Një protestues ka marrë lëndime në kokë pasi është dëmtuar nga një bombol me gaz që është hedhur në drejtim të tyre. I lënduari është ndihmuar menjëherë nga protestuesit. Gjithashtu ka mbërritur edhe ambulanca dhe e ka transportuar menjëherë në spital. Por një qytetar për News24 ka ngritur një tjetër pretendim duke thënë se protestuesi është goditur nga një polic. “Ai djali që iku me ambulancë kokën ia çau polici me shkop se unë isha prezent. E goditi me shkop ka ardhur një polici i vetëm , i la shokët atje u afrua dhe e godit me shkop e ke në kamera do të dalë”, tha protestuesi. Në Bulevard janë vendosur gjithashtu edhe dy autobotë me ujë. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
