Lajme Zone
I zhvatën 100 mijë euro kambistit duke u shtirur si Bashkim Ulaj, identifikohet një tjetër pjesëtar i grupit mashtrues në Tiranë! Ndalohet nga policia
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

I zhvatën 100 mijë euro kambistit duke u shtirur si Bashkim Ulaj, identifikohet një tjetër pjesëtar i grupit mashtrues në Tiranë! Ndalohet nga policia

Policia ka ndaluar 40-vjeçarin Agron Cena, i dyshuar si pjesë e grupit që mashtroi një kambist 70-vjeçar dhe i mori 100 mijë euro, duke përdorur inteligjencën artificiale për t’u shtirur si biznesmeni Bashkim Ulaj. Për skemën janë arrestuar edhe dy persona të tjerë, ndërsa Rigels Hyseni vijon të jetë në kërkim.

TIRANË- Një 40-vjeçar është ndaluar si pjesë e grupit që kishin ngritur një skemë mashtrimi të sofistikuar dhe i zhvatën 100 mijë euro një kambisti 70-vjeçar duke u shtirur si biznesmeni dhe botuesi Bashkim Ulaj. Gjashtë ditë pas zbulimit të skemës, Policia e Tiranës ka zbuluar se pjesë e grupit ishte edhe Agron Cena, ndërsa në kërkim është ende 31-vjeçari Rigels Hyseni. “Është identifikuar dhe ndaluar një 40-vjeçar, në kuadër të operacionit policor “Shuma”. Ky shtetas, më datë 22.08.2026, ka marrë, në ambientet e një subjekti të këmbimit valutor në Tiranë, shumën prej 100 000 eurosh, e cila i ishte marrë nëpërmjet mashtrimit një 70-vjeçari”, njofton Policia. LEXO edhe...Videocall me imazhin e Bashkim Ulajt të krijuar me AI, si 3 të rinjtë në Tiranë mashtruan 70-vjeçarin kambist dhe i morën 100 mijë euro (VIDEO) Autorët dyshohet se përdorën inteligjencën artificiale për t’i marrë 100 mijë euro pronarit të një pike këmbimi valutor në Tiranë. Fillimisht, ata i dërguan mesazhe 70-vjeçarit duke iu prezantuar si një person i njohur i tij. Për ta bindur më tej, duke përdorur një telefonatë në videocall, ku përmes inteligjencës artificiale manipuluan pamjen për t’i shfaqur kambistit fytyrën e biznesmenit Bashkim Ulaj, me të cilin 70-vjeçari kishte njohje. Autorët pretenduan se paratë do t’ia kthenin brenda pak orësh. Pasi afati i premtuar kaloi dhe paratë nuk u kthyen, kambisti telefonoi numrin nga i cili komunikuan, por ishte i bllokuar. Më pas bëri kallëzimin në polici dhe në pranga shkuan edhe Brian Serica, 31 vjeç, dhe Skerdi Meta, 23 vjeç. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë SI.E./ReportTv.al Agron Cena Rigels Hyseni bashkim ulaj Brian Serica Skerdi Meta Komento Komente Sondazhi i ditës: Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë? Politika 31.4% Drejtësia 65.4% Nuk e di 3.2% Vota total: 907 Sondazhi i ditës: Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë?