Një 52-vjeçar nga fshati Kropisht i Selenicës ka rënë në prangat e Policisë, pasi dyshohet se i ka vënë zjarrin një hapësire toke, në mënyrë të qëllimshme, me synimin për të hapur kullota të reja. Sipas të dhënave paraprake, 52-vjeçari dyshohet se është shkaktari i zjarrit që ka rënë në fshat dhe që më pas ka marrë përmasa të mëdha, duke përfshirë një sipërfaqe të gjerë toke. Flakët kanë rrezikuar edhe banesat e zonës, ndërsa ndërhyrja e forcave zjarrfikëse ka bërë të mundur vënien nën kontroll të situatës. Policia vijon hetimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e përgjegjësisë së 52-vjeçarit. Zjarr i madh në Kropisht të Selenicës, flakët rrezikojnë banesat (VIDEO)

