Lajme Zone
I vunë tritol, pronari i lokalit në Durrës i dënuar për vrasje
Të tjeraABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

I vunë tritol, pronari i lokalit në Durrës i dënuar për vrasje

DURRËS- Qyteti i Durrësit është zgjuar i tronditur nga dy shpërthime me lëndë plasëse Shpërthimi i parë u regjistrua në orën 03:50 minuta në lagjen nr.11 të Durrësit.

DURRËS- Qyteti i Durrësit është zgjuar i tronditur nga dy shpërthime me lëndë plasëse Shpërthimi i parë u regjistrua në orën 03:50 minuta në lagjen nr.11 të Durrësit.

Sipas policisë, në derën e jashtme të një lokali në pronësi të Gëzim Kajnos. Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme të lehta materiale.

Ndërkohë shpërthimi i dytë është regjistruar në derën e garazhit të një automjeti në zonën e Shkallnurit, rreth orës 04:30. Nga shpërthimi nuk ka të lënduar vetëm dëme materiale. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Kush është Gëzim Kajno? Gëzim Kajno, është autori i një vrasjeje, ngjarje kjo e cila ka ndodhur në vitin 2016.

Ai është dënuar me 10 vite heqje lirie. Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi në mars të 2016, ku viktimë mbeti Asllan Kërtusha 30 vjeç. Në atë kohë policia vuri në pranga Gëzim Kajnon dhe nipin e tij.

Sipas hetimeve, Kërtusha nën efektin e alkoolit, ka ngacmuar klientët në lokalin në pronësi të Gëzim Kajnos, i cili më pas i ka kërkuar atij të dalë nga lokali. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet