Pas më shumë se 1 jave nga transferimi në burgun e Fierit më 28 tetor, kryebashkiaku i Tiranës Erjon Veliaj, thotë se vetëm më 6 nëntor, i është bërë një ekzaminim mjekësor në spitalin e burgut, për gjendjen në këmbën që kishte thyer kur ndodhej në paraburgimin e Durrësit, Sipas Veliajt, vonesa për të bërë një grafi, është bërë shkak për përkeqësimin e gjendjes shëndetësore, dhe se këtë të shtunë mjekët e spitalit memorial të Fierit, i kanë thënë se duhet të bëjë një ndërhyrje kirurgjikale Situatën Veliaj ia ka bërë të ditur avokatit të tij Plarent Ndreca, i cili i kontaktuar nga Report Tv, tha se ka njoftuar zyrtarisht me e-mail edhe burgjet. LEXO EDHE:Lufta Veliaj-Rama/ Ish-Presidenti Topi për Report Tv: Përplasja, e dukshme! Kryeministri të faktojë nëse kryebashkiaku ka mbështetur e financuar protestat nga qelia “Veliaj më tha në telefon se do bëjë operacion për këmbën e thyer. Këmba i është përkeqësuar prej mosekzaminimit në kohë. Veliaj më tha se ka bërë sot ekzaminim në Spitalin Memorial në Fier dhe se doktorët e Memorialit në Fier i rekomanduan operacion të këmbës”, tha avokati Plarent Ndreca për Report Tv. Sipas Ndrecës, mjeku që e vizitoi në burg vetëm të premten, tha se gjendja aktuale shëndetësore e Veliaj kërkon ndërhyrje urgjente dhe se ekzaminimi duhej të ishte kryer shumë ditë më parë. Në e-mail, Ndreca referon se do të ndjekë rrugë ligjore nëse nuk ndërhyhet në kohë Emaili i Plarent Ndrecës dërguar Burgut të Fierit dhe për dijeni drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve më 6 nëntor Pas kërkesave tona të përsëritura për sigurimin e ekzaminimit mjekësor të z. Erion Veliaj, sot, më në fund, në Spitalin e Burgut është paraqitur mjeku Flamur Kadriu, i cili ka ekzaminuar gjendjen e këmbës së klientit tim. Gjatë vizitës, mjeku ka konstatuar se gjendja shëndetësore kërkon ndërhyrje urgjente dhe se ekzaminimi duhej të ishte kryer shumë ditë më parë. Ai ka evidentuar problematika të ndjeshmërisë së këmbës dhe ka rekomanduar realizimin urgjent të një ekzaminimi radiografik, për të vlerësuar ecurinë e rikuperimit të saj, ndërkohë që klienti im vazhdon të mbajë çizmen ortopedike prej disa javësh. Në këto rrethana, kërkoj marrjen e menjëhershme të të gjitha masave të nevojshme që ekzaminimi radiografik i rekomanduar nga mjeku të realizohet jo më vonë se dita e nesërme, duke garantuar edhe vlerësimin e mëtejshëm nga mjeku specialist mbi bazën e rezultateve. Ju bëj të qartë se çdo vonesë e mëtejshme, pavarësisht konstatimeve dhe rekomandimeve të mjekut, do të përbënte një mosveprim për të cilin autoritetet përgjegjëse duhet të japin llogari. Çdo dëmtim apo përkeqësim i gjendjes shëndetësore të klientit tim, që mund të vijë si pasojë e mosveprimit tuaj, do të ngrejë çështjen e përgjegjësisë personale civile dhe penale të secilit prej autoriteteve që vihet në dijeni të këtij komunikimi dhe që ka kompetencë për të ndërhyrë. Theksoj se ekzistojnë arsye serioze për të kërkuar shqyrtimin e lidhjes shkakësore ndërmjet gjendjes aktuale shëndetësore të klientit tim dhe veprimeve apo mosveprimeve të deritanishme të autoriteteve përgjegjëse, përfshirë verifikimin nëse vonesat kanë qenë të qëllimshme. Mos lejoni që vonesat e deritanishme të thellojnë më tej pasojat shëndetësore për klientin tim. Ai gëzon të drejtën e kujdesit shëndetësor në kohë dhe të përshtatshëm, ndërsa ju keni detyrimin ligjor dhe institucional për t’ia garantuar atë. Pres konfirmimin tuaj të menjëhershëm, me shkrim, për masat e marra dhe orarin e realizimit të ekzaminimit të kërkuar. SI.E. A.E Shqiptarja.com TAG: Plarent Ndreca erion veliaj Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 3.7 / 5 (3 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
3 Nëntor, 11:50
Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap? Ramën 49.8% Veliajn 19.5% Asnjërin 30.7% Vota total: 1419 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 3 Nëntor, 11:50 Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?

