Lajme Zone
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

I vihet tritol lokalit në Durrës! Pronari i dënuar për vrasjen e një klienti! Lëndë plasëse edhe një garazhi (VIDEO)


Dy shpërthime me lëndë plasëse janë regjistruar brenda një harku të shkurtër kohor në Durrës. Shpërthimi i parë është regjistruar në ambientet e jashtme të një lokali në pronësi të Gëzim Kajno.

Dy shpërthime me lëndë plasëse janë regjistruar brenda një harku të shkurtër kohor në Durrës. Shpërthimi i parë është regjistruar në ambientet e jashtme të një lokali rreth orës 03:50, në lagjen nr. 11. Sipas informacioneve lokali është në pronësi të 41-vjeçarit Gëzim Kajno, i dënuar me 10 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja me dashje" dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit". Në mars të vitit 2016, 41-vjeçari vrau 29-vjeçarin Asllan Kërtusha. Sipas hetimeve në atë vit viktima ishte i ulur në lokal dhe në gjendje të dehur fyente klientët dhe pronari i lokalit, Gëzim Kajno i kërkoi Kërtushës që të mos i fyente klientët. Pas konfliktit në lokal, sherri u spostua jashtë. Kërtusha tentoi të largohej me taksi, por u nxor me dhunë nga makina nga Gëzimi dhe xhaxhai i tij Bledar Kajno, i cili e qëlloi me plumb në zemër. LEXO edhe...Ekskluzive/ Larg kampit të ferrit në Siri, Abdullahu rinis fëmijërinë në Rrogozhinë! I afërmi: S’dëshiron të flasë për të shkuarën! Shpresë për rikthimin e motrës Ndërkohë shpërthimi i dytë është regjistruar në derën e garazhit të një automjeti në zonën e Shkallnurit, rreth orës 04:30. Si pasojë e shpërthimit nuk ka të lënduar vetëm dëme materiale. "Rreth orës 03:50, në lagjen nr. 11, Durrës, në derën e jashtme të një lokali në pronësi të shtetasit G. K., është hedhur një sasi e vogël lënde plasëse. Si pasojë, janë shkaktuar vetëm dëme të lehta materiale. Gjithashtu, rreth orës 04:30, në zonën e Shkallnurit, në anë të rrugës Plepa–Ndroq, është hedhur një sasi lënde plasëse në derën e garazhit të një automjeti, duke shkaktuar vetëm dëme materiale", njoftoi sot policia. Grupet hetimore, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijojnë veprimet për mbledhjen dhe administrimin e provave, zbardhjen e plotë të rrethanave, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve. Xh.K/E.H/ReportTv.al tritol Durres gezim kajno Komento Komente Sondazhi i ditës: Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni? Të drejtë 75.1% Të gabuar 22% Nuk e di 2.9% Vota total: 378 Sondazhi i ditës: Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni?