Lajme Zone
FOTO/ Xhami i bërë “shoshë” nga plumbat, dalin pamje nga automjeti ku u gjet i pajetë Viktor Bardhi
Të tjeraBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 10 burime — Krahaso mbulimin →

FOTO/ Xhami i bërë “shoshë” nga plumbat, dalin pamje nga automjeti ku u gjet i pajetë Viktor Bardhi

Makina që shihni në foto është automjeti ku u gjet i pajetë 65-vjeçari Viktor Bardhi.

Makina që shihni në foto është automjeti ku u gjet i pajetë 65-vjeçari Viktor Bardhi. Nga foto shihet se xhami i mjetit është dëmtuar rëndë nga breshëria e plumbave. Bardhi u gjet i pajetë rreth orës 09:00 në fshatin Ndërfushas, brenda automjetit të tij. Policia dyshon se 65-vjeçari është vrarë me armë zjarri. Ngjarja ka rikthyer në vëmendje historikun e përplasjeve të përgjakshme në Mirditë. Viktor Bardhi ishte vëllai i Martin Bardhit, i cili u ekzekutua në një atentat në Rrëshen në shtator të vitit 2023. Ndërkohë, një automjet që dyshohet se është përdorur nga autorët e atentatit është gjetur i djegur, çka po hetohet si pjesë e dinamikës së ngjarjes dhe përpjekjeve për të zhdukur gjurmët. Grupi hetimor ndodhet në terren dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon mbledhjen e provave dhe veprimet hetimore për identifikimin dhe kapjen e autorëve. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb