Për tre vitet e ardhshme, duke filluar nga 19 tetori, kryetari i ri i Gjykatës së Lartë do të jetë gjyqtari Ilir Panda. 14 kolegët që kanë marrë pjesë në votim kanë votuar njëzëri pro Pandës, i cili pason në detyrë Sokol Sadushin. Panda ishte kandidat i vetëm në këtë garë. Ilir Panda është diplomuar jurist në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës, në vitin 1986, si dhe ka kryer disa kualifikime pasuniversitare të organizuara nga institucione shqiptare, evropiane dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ka punuar në disa sektorë të drejtësisë, duke filluar në organet e ndjekjes penale, në Drejtorinë e Kodifikimit në Ministrinë e Drejtësisë, si avokat, si pedagog në Shkollën e Magjistraturës dhe në institucione të tjera të arsimit të lartë. Ka qenë ministër i drejtësisë, në vitet 1999-2000 dhe Zëvendëskryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, në vitet 2003-2007. LEXO EDHE:Viti i ri akademik/ Rakipi-magjistratëve të ardhshëm: Mos u ndikoni nga pushteti! Ambasadorja e BE: Drejtësia ka ende punë për konsolidim Ka marrë pjesë si autor në shumë grupe pune për hartimin dhe rishikimin e legjislacionit, për hartimin e komentarëve, manualeve, buletineve, si dhe në projekte të rëndësishme në fushën e të drejtës. Është autor i shumë artikujve në fushën e të drejtës në disa revista shkencore dhe profesionale, si dhe i përkthimeve të ndryshme. R.Xh/SI.E./Shqiptarja.com TAG: sokol sadushi gjykata e larte Ilir Panda Komente Komento Sondazhi i ditës:
3 Tetor, 19:15
Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private? Po 70.9% Jo 21.8% Nuk e di 7.2% Vota total: 2126 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 3 Tetor, 19:15 Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private?
