Lajme Zone
I shpërthen në dorë lënda artizanale teksa po peshkonte, humb jetën 65-vjeçari në Himarë
Të tjeraTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

I shpërthen në dorë lënda artizanale teksa po peshkonte, humb jetën 65-vjeçari në Himarë

Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në zonën e Porto Palermos, në Himarë.

Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në zonën e Porto Palermos, në Himarë. Një 65-vjeçar dyshohet se ka pësuar shpërthimin e një lënde artizanale plasëse në dorë, teksa po peshkonte nëpërmjet shpërthimit.

Si pasojë e shpërthimit, ai ka marrë dëmtime të rënda në trup dhe gjymtyrë.

65-vjeçari ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Himarë/Informacion paraprak

Rreth orës 09:00, në afërsi të zonës së Porto Palermos, dyshohet se shtetasi P. M., 65 vjeç, gjatë peshkimit të paligjshëm me lëndë plasëse (dinamit), është dëmtuar nga shpërthimi i lëndës plasëse.

65-vjeçari u transportua për ndihmë mjekësore në Qendrën Shëndetësore Himarë, por, si pasojë e dëmtimeve të marra, humbi jetën.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Top Channel