Lajme Zone
I shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë, arrestohet në Berat 35-vjeçari
Të tjeraABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

I shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë, arrestohet në Berat 35-vjeçari

Policia e Beratit ka arrestuar një person, i cili ishte shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë.

Policia e Beratit ka arrestuar një person, i cili ishte shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë.

Sipas njoftimit të policisë është arrestuar B. Ç., 35 vjeç, banues në Durrës.

Gjykata e Durrësit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë. “Ky shtetas dyshohet se, më datë 15.12.2025, në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit F. K., i cili ndodhej në një lokal në lagjen nr. 9, Durrës. Si pasojë, shtetasi F. K. është dëmtuar lehtë”, njofton policia.

35-vjeçari iu dorëzua shërbimeve të DVP Durrës, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet arrestimPolicia e Beratit