Lajme Zone
I shpallur në kërkim nga Interpol për një mashtrim të kryer vite më parë, arrestohet në Greqi 60-vjeçari shqiptar
Të tjeraTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

I shpallur në kërkim nga Interpol për një mashtrim të kryer vite më parë, arrestohet në Greqi 60-vjeçari shqiptar

Oficerët e policisë nga Departamenti i Menaxhimit të Emigracionit në Thermi arrestuan një shqiptar 60-vjeçar të premten pasdite.

Oficerët e policisë nga Departamenti i Menaxhimit të Emigracionit në Thermi arrestuan një shqiptar 60-vjeçar të premten pasdite. Siç raporton korrespondenti i Top Channel Artur Bibe, 60-vjeçari kishte një urdhër arresti në pritje kundër tij nga Oficeri Hetues i Selanikut për një shkelje të pronës, si dhe një “Njoftim të Kuq” të Interpolit për një rast mashtrimi që ai kishte kryer në Shqipëri në vitin 2014. Për këtë rast specifik, sipas policisë, 60-vjeçari ishte dënuar me 3 vite burg.

I arrestuari është shoqëruar te autoritetet gjyqësore kompetente për procedura të mëtejshme. Top Channel