Lajme Zone
I shpallur në kërkim ndërkombëtar për pjesëmarrje në organizatë kriminale/ Arrestohet 32-vjeçari në Shkodër, pritet ekstradimi drejt Italisë
Të tjeraTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për pjesëmarrje në organizatë kriminale/ Arrestohet 32-vjeçari në Shkodër, pritet ekstradimi drejt Italisë

Në fshatin Kosan, Malësi e Madhe, është lokalizuar dhe arrestuar për qëllime ekstradimi drejt Italisë një 32-vjeçar, i shpallur në kërkim nga Interpol Roma.

Në fshatin Kosan, Malësi e Madhe, është lokalizuar dhe arrestuar për qëllime ekstradimi drejt Italisë një 32-vjeçar, i shpallur në kërkim nga Interpol Roma. Ai akuzohet nga autoritetet italiane për pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike dhe prishje të vulave të vendosura nga autoritetet.

Shkodër

Finalizohet një tjetër fazë e operacionit policor të koduar “Fast”, për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Operacioni u zhvillua nga Sektori për Kërkimin (FAST Albania), në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me DVP Shkodër.

Lokalizohet, kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimi një 32-vjeçar nga Malësia e Madhe, për veprat penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike” dhe “Prishje e vulave të vendosura nga autoritetet”.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, shërbimet operacionale të Sektorit për Kërkimin (FAST Albania), në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, finalizuan një tjetër fazë të operacionit policor të koduar “Fast”.

Si rezultat i veprimeve të mirëkoordinuara operacionale, në fshatin Kosan u bë i mundur lokalizimi, identifikimi, kapja dhe arrestimi provizor, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, i shtetasit F. B., 32 vjeç, banues në fshatin Kosan, Malësi e Madhe.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykatësi për Hetimet Paraprake në Gjykatën e L’Aquila, Itali, i ka nxjerrë urdhër-arrestin për veprat penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike” dhe “Prishje e vulave të vendosura nga autoritetet”, të parashikuara nga Kodi Penal Italian.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë. Top Channel