Lajme Zone
I sapodiplomuari në Drejtësi sfidon Ramën: Nuk na tremb
PolitikëJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

I sapodiplomuari në Drejtësi sfidon Ramën: Nuk na tremb

Një protestues i ri, sapodiplomuar në Fakultetin e Drejtësisë, i ka dërguar një mesazh të drejtpërdrejtë kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se studentët nuk do të tërhiqen përballë masave ndëshkuese të paralajmëruara nga qeveria. Deklarata u bë gjatë një daljeje për mediat, ku përfaqësues të shoqërisë civile dhe intelektualë njoftuan dorëzimin e një kallëzimi në SPAK për dhunën e pretenduar policore ndaj studentëve gjatë protestave.

I riu u shpreh se masat e paralajmëruara nga qeveria, sipas tij, bien ndesh me parimet demokratike dhe ato të Bashkimit Europian. Ai pretendoi se Gjykata Kushtetuese do t'i rrëzojë ato, ndërsa theksoi se kërcënimet me masa ligjore nuk do të arrijnë të frikësojnë protestuesit. “Si protestues, si i diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë, Rama duhet të ketë parasysh se ato masa kanë prapavijë. Parime komuniste, që dalin kundër parimeve të BE-së. Vetë Gjykata Kushtetuese do t'i rrëzojë ato”, deklaroi ai.

Duke sfiduar publikisht kryeministrin, protestuesi theksoi se të rinjtë do të vijojnë mobilizimin, duke kombinuar punën gjatë ditës me protestat në mbrëmje. “Por ai ta harrojë se ne do të frikësohemi nga ato masa, mos ta mendojë. Ne ditën hamë gaz, gjatë natës punojmë. Mos të na nënvlerësojë”, përfi i riu, duke përcjellë mesazhin se lëvizja studentore nuk ka ndërmend të ndalet përballë presionit të qeverisë.