alin pamjet nga momenti i arrestimit të të shumëkërkuarit nga SPAK, Ergys Agasi, gjatë një operacioni blic të zhvilluar ditën e sotme. Në pamjet e siguruara, shihet se si agjentët e Forcave Operacionale kanë rrethuar menjëherë automjetin me të cilin udhëtonte Agasi në zonën e Plepave në Durrës, duke mos i lënë asnjë hapësirë për manovrim. Brenda pak sekondash, efektivët kanë ndërhyrë duke nxjerrë nga makina biznesmenin dhe personin që e shoqëronte, ish-zyrtarin e policisë Ulian Shpataraku, e duke u vënë prangat në vend. Agasi ishte shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme në kuadër të hetimeve për dosjen e abuzimeve me tenderët e AKSHI-t, i akuzuar si drejtues i një grupi të strukturuar kriminal. View this post on Instagram A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

