Mesditen e sotme në ambientet e brendshme të poliklinikës së Shkodrës, 18-vjeçari Arvin Fregjaj plagosi me thikë 32-vjeçarin Vildan Kepëca. I plagosuri u transportua spital ndersa motivet e konfliktit ende s’janë bërë të qarta. Sakaq, situata mori përmasa edhe më të medha. Sapo mësoi për plagosjen e të vëllait, 41-vjeçari Arben Kepëca mori pistoletën me fishek në fole u nis për të vrarë 18-vjecarin. Falë reagimit të menjëhershëm të policisë, 41-vjeçari u arrestua si dhe u sekuestrua arma. LEXO EDHE:Abuzimi me çmimet e shezlongëve, bashkia Shkodër kontrolle në plazhin e Velipojës! Penalitete për bizneset që abuzojnë Pak orë pas ngjarjes, Policia e Shkodres arrestoi autorin e dyshuar, Arvin Fregjaj. Në pranga ra dhe i ati, Agron Mehmeti, 41-vjeç, i cili dyshohet se bashkepunetoi me te ne krim. Njoftmi i plotë i policisë: Si rezultat i kontrolleve intensive, si dhe veprimeve hetimore dhe operacionale, të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, me qëllim ndalimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të përfshirë në ngjarjen e sotme, në lagjen “Vasil Shanto”, u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit: -A. F., 18 vjeç, banues në Shkodër, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Prishja e qetësisë publike”; -A. M., 53 vjeç, babai i 18-vjeçarit, banues në Shkodër, për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim. Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë plagosur me mjet prerës (thikë), në ambientet e Poliklinikës, shtetasin V. K., 32 vjeç, i cili është në kujdesin e mjekëve. Në lidhje me këtë ngjarje, më herët, shërbimet e Policisë parandaluan një ngjarje kriminale duke arrestuar në flagrancë shtetasin A. K., 41 vjeç, vëllanë e shtetasit V. K. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë. Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 18:52 FOTO nga sulmi me thikë i 18-vjeçarit ndaj 32-vjeçarit në Shkodër Mesditen e sotme në ambientet e brendshme të poliklinikës së Shkodrës, 18-vjeçari Arvin Fregjaj plagosi me thikë 32-vjeçarin Vildan Kepëca. Report Tv ka siguruar foto nga momenti i sulmit me mjetin prerës. Në foto, duket qartë thika që 18-vjeçari mban në dorë, dhe momenti kur i plagosuri bie në toka nga goditja me thikëI plagosuri u transportua spital ndersa motivet e konfliktit ende s’janë bërë të qarta. K.M/Shqiptarja.com Share P.J/K.M/Shqiptarja.com TAG: vildan kepeca arben kepeca arvin fregjaj Shkoder plagosje me thike Komento Komente Sondazhi i ditës:
14 Korrik, 12:01
Si e vlerësoni vendimin e PD për të bojkotuar seancat plenare? Të drejtë 10.6% Të gabuar 85.7% Nuk e di 3.7% Vota total: 4095 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 14 Korrik, 12:01 Si e vlerësoni vendimin e PD për të bojkotuar seancat plenare?
