Shkodër- Një sherr mes tre personave ka çuar deri në përdorimin e thikës dhe pistoletës. Një 24-vjeçar i identifikuar si Ylber Luli ka ndërruar jetë në spital pas plagëve të marra, ndërkohë babai i tij Qamil Luli ka mbetur i plagosur. LEXO edhe...Velipojë/ Humb jetën 68-vjeçari nga Kosova, dyshohet se pësoi arrest kardiak dhe u mbyt teksa po lahej në det Autori 25-vjeçar Andri Vulaj u arrestua pas ngjarjes. Njoftimi i policisë Rreth orës 05:30, në lagjen “Kongresi i Përmetit”, Shkodër, dyshohet se, si pasojë e një konflikti për motive të dobëta, shtetasi A. V. ka plagosur me armë zjarri shtetasit Q. L., 63 vjeç, dhe Y. L., 24 vjeç (babë e bir), ndërsa këta të fundit dyshohet se kanë plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin A. V., 25 vjeç. Si pasojë e plagëve të marra, shtetasi Y. L., 24 vjeç, ka ndërruar jetë në spital. Shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, ku kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e shtetasit A. V., si dhe gjetjen dhe sekuestrimin e armës së zjarrit, pistoletë, që dyshohet se është përdorur në ngjarje. Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, përcaktimin e përgjegjësive dhe dokumentimin e plotë ligjor të saj. lajm ne perditesim.... ------------------------------- Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë Xh.K/ReportTv.al Andri Vulaj Qamil Luli Ylber Luli Shkoder plagosje me arme zjarri Komento Komente Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 79.3% Magjistratëve 14.8% Nuk e di 5.9% Vota total: 1212 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?

