Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

I riu në protestën para Kryeministrisë: Rama e trajton pushtetin si pronë personale, qytetarët i etiketon si kriminelë, korba e sorra


Një protestues ka kritikuar kryeministrin Edi Rama për mënyrën se si, sipas tij, po sillet ndaj qytetarëve që kanë dalë në protestë, duke e akuzuar se e trajton pushtetin si pronë personale dhe jo si një përgjegjësi ndaj qytetarëve.

Një protestues ka kritikuar kryeministrin Edi Rama për mënyrën se si, sipas tij, po sillet ndaj qytetarëve që kanë dalë në protestë, duke e akuzuar se e trajton pushtetin si pronë personale dhe jo si një përgjegjësi ndaj qytetarëve. Në një intervistë për News24, protestuesi u shpreh se qëndrimi i kryeministrit ndaj demonstruesve nuk ka ndryshuar, edhe pas protestave paqësore dhe rasteve të përplasjeve. Protestuesi kritikoi gjuhën e përdorur nga kryeministri ndaj pjesëmarrësve në tubime, duke e konsideruar atë si një qëndrim që thellon përplasjen mes qeverisë dhe qytetarëve. “Qëndrimi i kryeministrit është i njëjtë si në protestat paqësore. Ai pushtetin e tij e trajton si personal jo në raport me qytetarët. Praktikisht këta qytetar që kanë dalë në shesh edhe pse ka pasur raste dhunë, i trajton si kriminelë, si agjentë të huaj, njësoj si në protestën paqësore që i cilësonte sorra, korba, iranianë”, tha ai. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb