Lajme Zone
I riu në Korçë përballet me policët: Hiqni kapelet, solidarizohuni me ne!
EkonomiJOQ Albania

I riu në Korçë përballet me policët: Hiqni kapelet, solidarizohuni me ne!

Bojkoti mësimor ka nisur edhe në Universitetin “Fan S. Noli” në Korçë. Këshilli Studentor ka vendosur të bojkotojë mësimin çdo ditë, ndërsa studentët deklarojnë se do të distancohen nga çdo akt dhune.

Gjatë protestës, një i ri iu është drejtuar efektivëve të policisë, duke u kërkuar të mos ushtrojnë dhunë ndaj studentëve dhe të solidarizohen me ta.

“Më rrihini, solidarizohuni me ne!”, mësohet të ketë thënë ai, ndërsa u ka bërë thirrje policëve të heqin kapelet dhe të mos bëhen pjesë e përplasjeve me protestuesit.

I riu u ka kujtuar efektivëve edhe premtimin për 2 500 euro, duke u shprehur se nuk do t’i marrin kurrë ato para, nëse zgjedhin të ushtrojnë dhunë ndaj studentëve.

Ndërkohë, studentët e Universitetit “Fan S. Noli” këmbëngulin në bojkotin e mësimit dhe theksojnë se protesta e tyre do të vijojë në mënyrë paqësore.