Lajme Zone
“I paprekshmi” i Elbasanit/ Ja hetimet e Altin Dumanit për Suel Çelën
PolitikëCNA

“I paprekshmi” i Elbasanit/ Ja hetimet e Altin Dumanit për Suel Çelën

Një nga emrat e njohur për botën e krimit dhe drejtësinë, ...

Një nga emrat e njohur për botën e krimit dhe drejtësinë, Suel Çela, përmes një skemë për të larguar vëmendjen nga hetimet e thelluara dhe për të përjashtuar prokurorin Altin Dumani nga dosja e hapur kundër grupit të strukturuar të Elbasanit, ka përdorur babanë e tij, Petrit Çelën, për të ngritur një padi ndaj Dumanit pranë Gjykatës së Veronas në Itali. E vërteta e sulmit kriminal ndaj Altin Dumanit/ Ja pse e paditi babai i Suel Çelës 4 Gusht, 17:06 Sulmi kriminal që kryhet ndaj Dumanit ka një prapavijë të fortë nga hetimet e kryera nga prokurori për grupin kriminal të drejtuar nga Suel Çela. Padia në Itali e Petrit Çelës/ SPAK sqaron çështjen 4 Gusht, 14:54 Prokurori dhe ish-kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, njihet si emri që zbërtheu dosjen e njohur “Plumbi i Artë”, ku një nga të pandehurit rezulton edhe Suel Çela, përmes së cilit hetoi veprimtarinë e grupit, bashkë me shumë të përfshirë të tjerë në një sërë veprash të rënda kriminale.

Hetimet për rastin nisën në vitin 2023. SPAK përfi hetimet për Suel Çelën dhe 7 të pandehur të tjerë më 15 maj 2025. SPAK mbyll hetimet për operacionin “Plumbi i Artë” 2 Gusht, 10:21 SPAK akuzon të pandehurit, mes të cilëve edhe Suel Çela, se kanë bashkëvepruar në formën e veçantë të bashkëpunimit në Grup të Strukturuar Kriminal, ku dyshohet se janë të përfshirë në atentate mafioze, tentativë vrasje, sigurim kushtesh për të kryer ekzekutime dhe vjedhje.

Marjus Lulaj (alias Suel Çela) i hetuar nën masën e sigurimit “arrest me burg”, në mungesë, akuzohet për veprat penale:

“Vrasje me paramendim”, e mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit Ardjan Çopja në datën 08.06.2020 në qytetin e Elbasanit, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të organizatës kriminale dhe“Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 78/2-22, 28/1 dhe 334/1/2 të Kodit Penal;

“Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve Bled Muça (alias Bledar Muça) dhe Elvis Koçi, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të organizatës kriminale dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 80, 28/1 dhe 334/1 të Kodit Penal; “Organizatë kriminale”, parashikuar nga neni 333/1 i Kodit Penal;

“Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të organizatës kriminale,“Organizata kriminale” dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 278/1, 28/1 dhe 334/1 të Kodit Penal; “Trafikim i narkotikëve”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, fët penal i verifikuar në datën 13.12.2020 në shtetin e Ekuadorit ku është sekuestruar sasia prej 930 kg lëndë narkotike kokainë, në datën 5.1.2021 në shtetin e Holandës ku është sekuestruar sasia prej 446 kg lëndë narkotike (kokainë) dhe fakti penal i verifikuar në datën 6.4.2020, ku është sekuestruar sasia prej 14 kg lëndë narkotike (kokainë) në Britaninë e Madhe; “Grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal; “Korrupsion aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, i kryer në bashkëpunim me të pandehurën Blerina Beqiri, parashikuar nga nenet 319 dhe 25 të Kodit Penal; “Korrupsion aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, pasi i ka premtuar dhe ka dhënë shuma parash si përfitim të parregullt të hetuarës Pajtime Fetah (gjyqtare), parashikuar nga nenet 319 dhe 25 të Kodit Penal; “Korrupsion aktiv në sektorin privat”, i kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 164/a, 25 i Kodit Penal (dy herë).

Suel Çela, bazuar nga akuzat e ngritura nga SPAK, ka porositur ngjarje kriminale dhe eliminim kundërshtarësh, përfshirë dështimin e atentateve ndaj figurave të tilla si Elton Kila, personazh i përmendur edhe përmes mesazheve të zbardhura në aplikacionin “SKY ECC”, një hetim i kryer nga prokurori Dumani. “Plumbi i Artë”/ Elton Kila, në GJKKO: Nuredin Dumanin nuk e njihja, me Suel Çelën kemi qenë komshinj

11 Nëntor, 16:12 Po ashtu, përmes punës hetimore të Altin Dumanit është bërë e mundur që të sigurohen dëshmi të forta ndaj Suel Çelës, përmes disa dëshmitarëve dhe bashkëpunëtorëve të drejtësisë si Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxha, që kanë dhënë detaje në GJKKO mbi rolin e Çelës në disa ngjarje kriminale në Elbasan dhe më gjerë. Dumani e dëshmoi si porositës të 3 vrasjeve/ Suel Çela, kërkesë GJKKO-së nga arratia

28 Shkurt, 12:54 Megjithëse në arrati, në kërkim, këto dëshmi, si edhe bisedat nga “SKY ECC” dëshmuan se Suel Çela, apo i njohur edhe si Marjus Lulaj, vit pas viti është fuqizuar edhe më shumë. Me miliardat e fituara nga trafiku ndërkombëtar i kokainës, financoi vrasjen e kundërshtarëve, madje në shumë raste bleu edhe drejtësinë. Bashkë më të vëllain, Mario Çelën, duket se kanë drejtuar një perandori krimi.

Suel Çela, i cili është një nga personat më të kërkuar nga Policia, fillimisht u shpall në kërkim nga SPAK pasi akuzohej se kishte porositur atentatin e dështuar të 29 marsit 2022, të cilin do ta kryente bashkëpunëtori i drejtësisë, Nuredin Dumani, i cili mbeti i plagosur rrugës dhe më pas u arrestua. Bashkia e Elbasanit i jep leje për treg të ri ushqimor babait të Suel Çelës

18 Shkurt, 08:44 Më herët, ndaj Çelës u kryen hetime edhe lidhur ngjarjen e vitit 2017, për sulmin ndaj policisë tek tregu agro-ushqimor i Elbasanit./CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.