Lajme Zone
I pandehuri Plarent Ndreca, presion Gjykatës së Lartë
PolitikëCNA

I pandehuri Plarent Ndreca, presion Gjykatës së Lartë

I pandehuri i SPAK-ut, Plarent Ndreca, i akuzuar për veprë...

I pandehuri i SPAK-ut, Plarent Ndreca, i akuzuar për veprën penale “shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tenderë apo ankande publike”, i cili ushtron detyrën e avokatit të të pandehurit tjetër, Erion Veliaj, me 13 akuza për 5 vepra të rënda penale, sot ka ushtruar presion ndaj Gjykatës së Lartë.

Në konferencën bashkë me avokatin e studios ligjore britanike Mishcon de Reya LLP, Ben Brandon, tha se Gjykata Kushtetuese flet qartë për vendimin dhe si duhet të veprohet me çështjen.

Kush është Plarent Ndreca që i tregon Gjykatës së Lartë si duhet të veprojë?

Ai është një i pandehur dhe avokat i të pandehurit Veliaj. Në këtë rast, Ndreca ka ushtruar qartë presion ndaj Gjykatës së Lartë, duke i thënë të lexojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe si duhet të veprojnë.

Gjykata Kushtetuese i ka kërkuar Gjykatës së Lartë të argumentojë pse Veliaj duhet të qëndrojë në burg. Gjykata Kushtetuese urdhëron Gjykatën e Lartë të bindë Veliajn pse duhet të rrijë në burg 1 Korrik, 18:15 Në rast se Ndreca nuk e di, Gjykata e Lartë e ka shprehur në dy pika pse Veliaj duhet të qëndrojë në burg: së pari, sepse i lirë mund të prishë provat dhe kjo është e provuar në rastin e Klotilda Bushkës. Së dyti, i lirë, po të rikthehet në detyrë, mund të përsërisë krimin e korrupsionit. Pse Erion Veliaj duhet të qëndrojë në burg? 9 Prill, 21:04 Ndreca këtë e di mirë, jo se e themi ne, por sepse e thonë vendimet e të gjitha niveleve të gjykatave.

Erion Veliaj është në burg, jo për qejf, por për shkelje ligjore, për veprimet e tij që nuk i ndal as i arrestuar në burgun e Durrësit. Provat janë të mjaftueshme për çdo Ndrecë të pandehur ose jo, që duhet të mbrojë klientin e tij duke iu shmangur drejtësisë, duke shtyrë seancat në GJKKO, duke gjetur lloj-lloj justifikimesh, por në asnjë rast, në asnjë konferencë, as Ndreca, as avokati i studios ligjore britanike, as i studios ligjore amerikane, nuk kanë kontestuar para shqiptarëve të vërtetën e provave që ndodhen në dosjen e Veliajt. E dinë mirë se ç’ka bërë klienti i tyre.

Gjykata e Lartë nuk ka pse të bjerë në presion nga studiot ligjore britanike që i futën një konferencë për të justifikuar qindra miliona eurot e paguara nga Veliaj./ CNA Erion Veliaj, kryetari i bashkisë në fluturim

30 Korrik, 13:06 Mashtrimi i avokatëve të Veliajt/ E vërteta e zvarritjeve të gjyqeve 30 Korrik, 12:46 Pse kërkojnë të gënjejnë avokatët e Veliajt

30 Korrik, 12:34 Strategjia “KÇKS” e avokatëve të Veliajt

30 Korrik, 12:26 Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.