Lajme Zone
I ngujuar në makinë prej disa orësh / Vret veten me armë gjahu, 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec
Të tjeraABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

I ngujuar në makinë prej disa orësh / Vret veten me armë gjahu, 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

35-vjeçari Refit (Nertil) Buzi, autori i ngjarjes së rëndë që ndodhi mëngjesin e kësaj të premteje, 24 korrik në Roskovec,ka vrarë veten me armë zjarri pas disa orësh negociata me forcat e policisë.

35-vjeçari Refit (Nertil) Buzi, autori i ngjarjes së rëndë që ndodhi mëngjesin e kësaj të premteje, 24 korrik në Roskovec,ka vrarë veten me armë zjarri pas disa orësh negociata me forcat e policisë.

Ai ishte i rrethuar nga forcat speciale RENEA në fshatin Kurjan, ku qëndroi i ngujuar në automjetin e tij, ndërsa negociatorët tentuan disa herë ta bindnin të dorëzohej.

“Pas lirimit të saj falë veprimeve profesionale të Policisë, ekipi negociator i RENEA-s, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, nën drejtimin e Prokurorit, vijoi negociatat me 35-vjeçarin, me qëllim bindjen e tij për t’u dorëzuar dhe për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës. Pavarësisht negociatave intensive, të zhvilluara që prej orëve të para të mëngjesit, 35-vjeçari nuk iu bind thirrjeve të Policisë për t’u dorëzuar dhe, rreth orës 16:35, dyshohet se është vetëvrarë me armën e gjahut që mbante me vete, brenda automjetit”, njofton policia.

35-vjeçari Refit Buzi, i njohur edhe me emrin Nertil, vrau me armë gjahu ish-vjehrrin Kosta Plaka, plagosi ish-vjehrrën dhe më pas rrëmbeu ish të fejuarën e tij. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet