Një vajzë i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një sjellje që e konsideron shqetësuese dhe të papërshtatshme nga një i moshuar në ambientet e jashtme të Spitalit "Shefqet Ndroqi" në Tiranë.
Sipas denoncueses, burri qëndronte te stolat jashtë spitalit dhe, në prani të qytetarëve, kryente veprime të cilat ajo i konsideron provokuese dhe të turpshme, të drejtuara ndaj saj dhe një shoqes së saj.
Qytetarja ka dërguar edhe një video në redaksi. Në pamje, i moshuari shihet duke i vështruar në drejtim të vajzave, duke nxjerrë gjuhën dhe duke prekur pjesët intime.
Në mesazhin e dërguar në redaksi ajo shkruan:
"Personi ndodhet te Spitali 'Shefqet Ndroqi'. Te stolat poshtë, në prani të shumë njerëzve, bënte këto veprime. Përballë nesh, dy gocave. I bëri dje këto veprime dhe sot ishte përsëri aty kur kaluam, duke vazhduar me shikimet e tij. Postojeni që njerëzit ta shohin këtë plak maniak, që edhe pse është në spital bën veprime të tilla të turpshme. Nuk e vriste mendjen fare që ngrita telefonin dhe po e filmoja, vazhdonte i qetë."
E pyetur nga redaksia nëse personi u kishte folur, denoncuesja u përgjigj:
"Jo, vetëm veprimet. Për të folur kishim pak distancë dhe nuk kaluam pranë tij."
Ajo shton se nuk i ka konsideruar normale sjelljet e të moshuarit, duke pretenduar se ai i vështronte vazhdimisht dhe sillej në mënyrë provokuese.
JOQ Albania publikon këtë denoncim në interes të informimit publik, ndërsa u bën thirrje autoriteteve kompetente të verifikojnë rastin dhe të marrin masat e nevojshme nëse konstatohet se janë kryer veprime që bien ndesh me ligjin ose cenojnë sigurinë e qytetarëve. View this post on Instagram A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

