Një i moshuar që mori pjesë në protestën para Kryeministrisë u bëri thirrje institucioneve të drejtësisë që të pezullojnë nga detyra kryeministrin Edi Rama, ndërsa kërkoi ngritjen e një qeverie teknike. Gjatë fjalës së tij, ai deklaroi se Gjykata e Lartë duhet të ndërhyjë për pezullimin e kryeministrit dhe t’i hapë rrugë një qeverie teknike. “I kërkojmë Gjykatës së Lartë pezullimin nga detyra të kryeministrit Rama. Të hapet rruga për një qeveri teknike”, u shpreh ai. Protestuesi kërkoi gjithashtu ndjekje penale për politikanët që, sipas tij, janë të korruptuar, si edhe masa kufizuese ndaj tyre. “Kërkojmë ndjekje penale për këta politikanë, ndalimin e daljes së tyre jashtë vendit dhe sekuestrimin e pasurive”, tha ai. Në vijim, i moshuari u shpreh se qeveria teknike duhet të përbëhet nga qytetarë të ndershëm dhe se Presidenti i Republikës duhet të zgjidhet drejtpërdrejt nga populli.
“Qeveria teknike duhet të drejtohet nga qytetarë të drejtë, ndërsa presidenti duhet të zgjidhet nga populli dhe jo nga një Parlament i korruptuar”, deklaroi ai. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: protesta
