Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka arrestuar dy punonjës policie të Komisariatit Nr. 4 në Tiranë, pasi dyshohen se i kanë marrë ryshfet një qytetari një shumë prej 20.000 lekësh, në këmbim të mos i vendosnin gjobë për një shkelje rrugore. Mbi Aurel Sallakun dhe Xhorxh Frrokaj rëndojnë dyshimet për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, të kryera në bashkëpunim. Sipas AMP-së, hetimi nisi pas kallëzimit të një qytetari. 20 dhe 23-vjeçari në gradën inspektor në Patrullën e Përgjithshme të këtij komisariati u arrestuan në kuadër të hetimeve të drejtuara nga Prokuroria e Tiranës. LEXO EDHE:Shpërthen me eksploziv makina e avokatit Idajet Beqiri, ishte parkuar pranë Gjykatës Civile në Tiranë! Vetëm dëme materiale (VIDEO) Ndërkohë hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të rastit dhe identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë A.C/Shqiptarja.com TAG: ryshfet Tirane AMP Aurel Sallaku Xhorxh Frrokaj Komente Komento Sondazhi i ditës:
12 Tetor, 19:56
Berisha kundër votimit elektronik në 2027, a besoni se mund të manipulohet? Po 25.9% Jo 69% Nuk e di 5.1% Vota total: 791 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 12 Tetor, 19:56 Berisha kundër votimit elektronik në 2027, a besoni se mund të manipulohet?

