Lajme Zone
I kërkuar nga SPAK/ Gjykata e Shkallës së Parë në Greqi lejon ekstradimin e biznesmenit Ilir Shtufi
PolitikëABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

I kërkuar nga SPAK/ Gjykata e Shkallës së Parë në Greqi lejon ekstradimin e biznesmenit Ilir Shtufi

Gjykata e Shkallës së Parë në Greqi vendos të lejojë ekstradimin e biznesmenit Ilir Shtufi i kërkuar nga SPAK.

Gjykata e Shkallës së Parë në Greqi vendos të lejojë ekstradimin e biznesmenit Ilir Shtufi i kërkuar nga SPAK.

Sipas mbrojtësit ligjor, Detar Hysi, Shtufi ka kërkuar vetë të ekstradohet në Shqipëri për llogari të hetimit të SPAK.

Ilir Shtufi është një biznesmen në fushën e ndërtimit, por jo vetëm, që dyshohet se bashkëpunonte me këtë grup kriminal duke iu pastruar paratë e fituara nga trafiku i drogës. Shtufi njihet edhe për lidhjet me Shkëlzen Berishën, djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha. Ai është ndërtues i disa kullave në Tiranë, mes tyre gradaçelës që do të quhet “Mali i Tiranës”, e cila pritet të jetë 65 kate, 58 kate lart e 7 kate nën tokë e 185 m e lartë. Ilir Shtufi ka 91% të aksioneve së kompanisë ndërtuese Nova Construction 2012, ndërsa Kujtim Shtufi me 9%. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet Gjykata e Shkallës së Parë në Greqi