Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

“I ka rënë mbretëresha, ushtarët e oficerët. ‘Mbreti’ nuk di nga do t’i vijë fundi”/ Ilir Kulla: Rama më i rrezikuar se kurrë! Çfarë ndodh në PS pas largimit të tij


Analisti Ilir Kulla, në emisionin “Zonë e Lirë” në News24, deklaroi se kryeministri Edi Rama ndodhet në momentin më të rrezikuar të pushtetit të tij në 14 vite. Duke e krahasuar situatën politike me një lojë shahu, Kulla tha se pas rënies së figurave që e rrethojnë, “mbreti” ka mbetur i vetëm dhe nuk e di nga mund t’i vijë lëvizja e radhës.

Analisti Ilir Kulla, në emisionin “Zonë e Lirë” në News24, deklaroi se kryeministri Edi Rama ndodhet në momentin më të rrezikuar të pushtetit të tij në 14 vite. Duke e krahasuar situatën politike me një lojë shahu, Kulla tha se pas rënies së figurave që e rrethojnë, “mbreti” ka mbetur i vetëm dhe nuk e di nga mund t’i vijë lëvizja e radhës. Sipas tij, Rama ka arritur të bashkojë kundër vetes kundërshtarët, ndërsa deri më tani ka përfituar nga mungesa e një alternative politike. “Rama i është referuar politikës si fushë shahu. Ai luan shah mirë dhe shahu ka një parim: kur bien ushtarët, oficerët, mbretëresha, kuajt, ka mbetur vetëm mbreti. Nuk i dihet nga i vjen lëvizja e radhës. Është më i rrezikuar se kurrë në 14 vite”, u shpreh Kulla. Analisti komentoi edhe kërkesën e kryeministrit për dorëheqjen e drejtuesve të institucioneve shtetërore. Ai e vlerësoi këtë veprim, por theksoi se duhej të ishte ndërmarrë më herët dhe se ndryshimet duhet të shkojnë më tej. “Për mendimin tim, ka bërë mirë që ka kërkuar dorëheqjet e tyre. Madje është i vonuar. Madje i them të thellohet, se ka edhe më shumë për të pastruar aty brenda. Rama mund të përballet edhe me ndonjë surprizë”, deklaroi ai. Sipas Kullës, një pjesë e drejtuesve kanë qëndruar në administratë prej vitesh, duke kaluar nga një institucion në tjetrin.

Duke folur për marrëdhënien e Ramës me kundërshtarët, ai tha se kryeministri më parë kishte ditur të ruante mbështetjen e një pjese të aktorëve, ndërsa sot, sipas tij, po përballet me një kundërshtim më të gjerë.

“Ka një aftësi t’i bëjë të gjithë armiqtë e tij bashkë kundër vetes. Ka pasur talent të ketë disa pas vetes dhe disa kundër vetes, tani i ka bërë të gjithë kundër vetes”, tha Kulla.

Ai parashikoi gjithashtu përplasje brenda Partisë Socialiste në rast të largimit të Ramës. Sipas analistit, figura e kryeministrit është elementi që i mban të bashkuar, përtej një ideologjie të përbashkët.

“Nëse Rama ikën sot, ata bëhen copë me njëri-tjetrin, sepse nuk kanë ideologji të përbashkët. I mban bashkë vetëm figura e tij”, u shpreh Kulla. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb