Në protestën e një grupi pedagogësh para Kryeministrisë, kreu i Sindikatës së Universiteteve, Aleksandër Kovaçi, ka sulmuar në mënyrë të pakuptimtë Report Tv dhe gazetarin Isa Myzyraj. Gjatë protestës, gazetari i Report Tv i drejtoi mikrofonin për ta pyetur nëse po respektohej vendimi i sindikatës për bojkotin e mësimit, por Kovaçi, pasi iu përgjigj pyetjeve, kaloi në akuza ndaj televizionit Report Tv, duke e cilësuar si “vasal të kryeministrit”. LEXO edhe...Nga SHISH-i te protesta kundër Ramës, kush është Sandër Kovaçi? Myzyraj iu përgjigj duke theksuar se Report Tv ka raportuar çdo ditë, deri në 15 orë në ditë, për protestat dhe dhunën ndaj studentëve. Në debat ndërhyri edhe Ilirjana Kuçana, anëtarja e Kryesisë në Partinë Demokratike, e cila ndodhej në krah të Kovaçit. Më poshtë, sulmi i Kovaçit ndaj Report Tv dhe gazetarit Isa Myzyraj Isa Myzyraj: Do ta pyesim kreun e sindikatës në lidhje me respektimin e vendimit për bojkot. A është respektuar vendimi juaj? Aleksandër Kovaçi: Po, është respektuar. Isa Myzyraj: Por do të respektohet në ditët në vijim? Aleksandër Kovaçi: Po, besojmë që po. Isa Myzyraj: Çfarë ndodh nëse nuk respektohet vendimi? Aleksandër Kovaçi: Vendimi është i lirë, i çdo profesori. Pjesëmarrja është e lirë, por është vendim i sindikatës. Është respektuar vendimi, s'ka mësim. Shkoni te Politekniku. Isa Myzyraj: Po, flas për universitetin... Aleksandër Kovaçi: Edhe ju të Report Tv, shkoni shikoni mirë se nuk ka. Shkoni te Politekniku, jo te ndonjë profesor. Isa Myzyraj: Po të pyes ty, nuk është profesori. E keni me ne? Aleksandër Kovaçi: Po, e kam pak me ju. Isa Myzyraj: Çfarë keni me ne? Aleksandër Kovaçi: Jeni bërë vasalë të kryeministrit. Isa Myzyraj: Kush? Aleksandër Kovaçi: Stacioni juaj. Shyqyr keni dy-tre gazetarë që mbajnë qëndrim korrekt. Ilirjana Kuçana: Ju jeni një nga gazetarët... Isa Myzyraj: Ju jeni e PD-së. Isa Myzyraj: Ne mbajmë qëndrim korrekt. Kemi raportuar çdo ditë, në mënyrë të vazhdueshme, nga 15 orë në ditë, gjithçka çfarë ndodh në Shqipëri dhe dhunën ndaj studentëve. Ne merremi me gjithçka që ndodh. SI.E./E.H/ReportTv.al ilirjana kucana ALEKSANDER KOVACI isa myzyraj report tv Komento Komente populli: 21/10/2026 13:09 ju sulmojne se i thoni te verteten ne sy ketyre kelyshave te Berishes Përgjigju MIRESI: 21/10/2026 12:52 E SHIKONI MORE KUSH I EDUKON FEMIJET TANE KETA HORRA QE VETEM PETAGOGE NUK MUND TE QUHEN. Përgjigju Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.9% Jo 77.9% Disi 3.2% Vota total: 9586 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?
