“Reforma është më efektive dhe më eficiente”, kështu u shpreh deputeti i PS-së, Arbjan Mazniku, në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, ku foli për reformën territoriale dhe punën e komisionit parlamentar.
Mazniku tha se komisioni kishte një mandat 9-mujor dhe se puna e tij duhej të përfnte në korrik, ndërsa theksoi se mazhoranca kishte synuar të gjente një mirëkuptim edhe me opozitën.
Sipas Maznikut, reforma ka qenë pjesë e programit politik të Partisë Socialiste dhe është cilësuar si “reforma e administrimit territorial 2.0”. Ai shtoi se mazhoranca synon një reformë që do t’i bëjë bashkitë më funksionale, ndërsa akuzoi opozitën se kishte një tjetër qasje.
“Komisioni ka pasur një mandat 9 mujor. Duhet të mbaronte punë në korrik. Ne duhet të bënim dhe dy elementë të tjerë që kishin të bënim me kompetencat. Një mirëbesim nga ana e mazhorancës për të tentuar për të bërë një marrëveshje. Mazhoranca ka një pozicion, ka qenë pjesë e program it të PS, reforma. Mazhoranca ka një angazhim për të ecur përpara me këtë reformë që është kalendari europian por edhe politik. Nuk mund të shkojmë te pozicioni i opozitës sepse kjo nuk ndodh dot. Ne e kemi thënë, në programin politike e kemi quajtur reforma e administrimit territorial 2.0. Paralajmërohet që në emrin e agjendës politike që mazhoranca kishte. Nuk ka qenë një gjë që nuk e kemi thënë apo nuk e kemi paralajmëruar. Po ë ktheheni në fjalën e kryeministrit në atë kohë e vendos në listën e parë të prioriteteve. Por ndërkohë që PS ishte e prirur nga një reformë ku synonte si të bëjmë bashkitë më funksionale, pala tjetër kishte hall të fitonte ndonjë”, tha ai. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! -Politikë*KryesoreAktualitetEmisioneReal Story

