Lajme Zone
I dënuar për vrasje në Itali e Shqipëri, arrestohet në banesën e tij në Vlorë i shumëkërkuari Mariglen Doga! Më herët, i akuzuar edhe për gjobvënie ndaj një biznesmeni
Të tjeraShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

I dënuar për vrasje në Itali e Shqipëri, arrestohet në banesën e tij në Vlorë i shumëkërkuari Mariglen Doga! Më herët, i akuzuar edhe për gjobvënie ndaj një biznesmeni

Mësohet se Mariglen Doga kishte vuajtur një pjesë të dënimit me burg, por i kishin mbetur edhe 6 vite për të shlyer plotësisht dënimin. Për këtë arsye, ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Policia e Vlorës ka arrestuar Mariglen Dogën në banesën e tij, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Arrestimi i Dogës është bërë me qëllim ekstradimin në Itali, pasi Gjykata e Bolonjës e ka dënuar me 20 vite burg për vrasjen e një bashkëkombasi në vitin 2000 në Ravena të Italisë. Sipas informacioneve paraprake, arrestimi është kryer në momentin kur forcat e policisë kanë mbërritur në banesën e tij për të ekzekutuar urdhrin përkatës. LEXO EDHE:Kosovë/ U ekzekutua vetëm 22 ditë pasi kishte kërkuar mbrojtje emergjente nga gjykata, pas 15 vitesh ngrihet aktakuzë për vrasjen e Diana Kastratit Mësohet se Doga kishte vuajtur një pjesë të dënimit me burg, por i kishin mbetur edhe 6 vite për të shlyer plotësisht dënimin. Për këtë arsye, ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Pritet që Policia e Vlorës të japë detaje zyrtare mbi arrestimin, vendimin penal dhe rrethanat e kërkimit ndërkombëtar. Më herët Doga ishte dënuar me 10 vite burg për vrasjen e Isuf Gjonit në Vlorë. Po ashtu ai arrestuar edhe për gjobvënie ndaj një biznesmeni, por për këtë çështje ishte shpallur më pas i pafajshëm nga Gjykata e Krimeve të Rënda. R.Xh R.Xh Shqiptarja.com TAG: Vlore Mariglen Doga vrasje gjobvenie Isuf Gjoni Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

3 Nëntor, 11:50

Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap? Ramën 54.4% Veliajn 24.4% Asnjërin 21.2% Vota total: 386 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 3 Nëntor, 11:50 Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?