Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar gjatë orëve të para të mëngjesit në qytetin e Lezhës, ku një automjet tip “Benz” ka qenë shënjestër e një sulmi me lëndë plasëse.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:50, në një ambient garazhi pranë zonës së njohur si “Mileniumi”. Sipas njoftimit paraprak të Policisë, lënda plasëse dyshohet se është vendosur në automjetin në pronësi të shtetasit me inicialet A. N.
Fatmirësisht, nga shpërthimi nuk raportohet për persona të plagosur, ndërsa ende nuk dihen rrethanat apo motivet që mund të kenë çuar në këtë ngjarje.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për mbledhjen e provave dhe dokumentimin e plotë të rastit.
Paralelisht, vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e personit ose personave përgjegjës për shpërthimin.

