Një shqiptar 34-vjeçar, në kërkim nga Italia për trafik droge, është arrestuar në Madrid. 34-vjeçari u vu në pranga gjatë një kontrolli kufitar në aeroportin Madrid-Barajas dhe do t’u dorëzohet autoriteteve italiane. LEXO edhe...Plantacion kanabisi në një pyll në Spanjë, bien në pranga 4 shqiptarë! Strehoheshin në tenda kampingu Hetimet në nivel ndërkombëtar zbuluan ndryshimin e gjeneraliteteve të të kërkuarit dhe rindërtimin e identitetit të tij. Gjatë hetimeve u konstatua se ai kishte siguruar edhe një pasaportë të re shqiptare. Kjo ndihmoi në identifikimin e të dhënave të nevojshme për të orientuar kërkimet përtej kufijve kombëtarë. Emri i tij kishte dalë gjatë hetimit antidrogë të zhvilluar në Rimini. Ai u arrestua më 10 tetor 2012, bashkë me 10 persona të tjerë. Shqiptarit iu gjetën rreth 1 kilogram heroinë. Më 19 shkurt 2019, Prokuroria e Riminit lëshoi ndaj tij një urdhër-arresti për ekzekutimin e dënimit. Sipas vendimit, atij i kishin mbetur për të vuajtur 6 vjet, 10 muaj e 8 ditë burg, si një gjobë prej 64.000 eurosh. Gjurmët e tij ishin zhdukur prej 2015. P.J/ReportTv.al shqiptaret ne spanje trafik droge madrid spanje itali Komento Komente Sondazhi i ditës: Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat? Po 77.8% Jo 19.3% Nuk e di 2.9% Vota total: 1337 Sondazhi i ditës: Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat?

