Autoritetet rumune kanë vënë në pranga 49-vjeçarin shqiptar Aurel Hoxhallari, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Devi Kasmit në vitin 2018.49-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe ndaj tij rëndojnë edhe akuza për armëmbajtje pa leje, trafikim të lëndëve narkotike dhe grup të strukturuar kriminal. Hoxhallari dyshohet se, në bashkëpunim me persona të tjerë, ka marrë pjesë në vrasjen me armë të Devi Kasmit më 29 janar 2018, në rrugën “Kongresi i Manastirit” në Tiranë.Arrestimi u krye në kuadër të operacionit policor “The Wanted”, në bashkëpunim me Interpol Tiranën dhe autoritetet rumune me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë. (A2 Televizion)

