Lajme Zone
I dënuar me 26 vite burg për ngacmim seksual ndaj të miturve, ekstradohet nga Brazili shqiptari 67-vjeçar
KulturëEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

I dënuar me 26 vite burg për ngacmim seksual ndaj të miturve, ekstradohet nga Brazili shqiptari 67-vjeçar

Interpol Tirana ka finalizuar procedurën për ekstradimin nga Brazili në Shqipëri të një 67-vjeçari nga Shkodra, i dënuar me 26 vite burg për vepra penale ndaj të miturve.

Interpol Tirana ka finalizuar procedurën për ekstradimin nga Brazili në Shqipëri të një 67-vjeçari nga Shkodra, i dënuar me 26 vite burg për vepra penale ndaj të miturve. Ekstradimi u realizua në kuadër të operacionit të koduar “The Wanted”, nga specialistët e Drejtorisë së Interpol Tiranës dhe homologëve të tyre në Brazil. Shtetasi Artef Lekaj ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër e kishte dënuar me 26 vite burg për veprat penale “Marrëdhënia seksuale ose homoseksuale me të mitur” dhe “Ngacmimi seksual”. Vendimi mori formë të prerë pas shqyrtimit nga Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë. Sipas Policisë së Shtetit, gjatë viteve 2020–2021, 67-vjeçari ka ngacmuar seksualisht një të mitur 10-vjeçare dhe ka abuzuar seksualisht me një tjetër të mitur 15-vjeçare. Pas mbërritjes në Shqipëri, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shkodër kanë ekzekutuar vendimin penal të Gjykatës së Apelit.