Media franceze Nice Matin ka publikuar detaje mbi jetën e Luis Miguel Varela Mendes, turistit portugez që u vra të martën e 18 gushtit në kompleksin luksoz ‘Principotes’ teksa ndodhej me pushime në Ksamil. I riu ishte zhvendosur në Nicë në moshën 11-vjeçare dhe kishte ndjekur shkollën Vernier, përpara se të vendosej në lagjen Gambetta. Në shoqatën La Semeuse, 20-vjeçari njihej nga të gjithë me nofkën e tij, “Milton”. Lajmi i vrasjes së tij me thikë nga Sokrat Vata, punonjës i kompleksit, ishte tronditës për komunitetin. LEXO EDHE:‘Gjithçka ndodhi në vetëm 6 minuta’, Report Tv siguron pjesë nga dosja e vrasjes së portugezit te ‘Principotes’ në Ksamil “U informova mjaft shpejt”, tregon Christophe Tassano, drejtor i përgjithshëm i shoqatës. I riu ndiqej dhe mbështetej nga ekipet e qendrës sociale La Ruche, në rrugën Trachel, ku merrte pjesë në aktivitetet e posaçme për adoleshentët dhe të rinjtë. “Miltoni i ri ishte shumë i dashur dhe shumë i respektuar në lagje. Ai kishte një rol si ndërmjetës. Gjithmonë përpiqej të qetësonte konfliktet”, tregon Christophe Tassano. Shqipëria nuk duhej të ishte destinacioni i pushimeve për Mendes. Miltoni dhe miqtë e tij kishin një tjetër plan. Ata duhej të niseshin për në Spanjë më 26 gusht, në kuadër të programit “Sac à dos”, të organizuar nga fondi i ndihmave familjare. Por, për shkak të vonesave në organizimin e këtij udhëtimi, grupi vendosi të udhëtonte me paratë e veta drejt Shqipërisë, pa hequr dorë nga udhëtimi për në Spanjë. Sipas Christophe Tassano, mësuesit ishin përpjekur t’i bindnin që të mos shkonin në Shqipëri. Që prej tragjedisë, këta të fundit janë mobilizuar menjëherë për të mbështetur familjen. Drejtoresha e qendrës sociale La Semeuse po ofron mbështetjen e saj gjatë kësaj situate të dhimbshme. Edhe Metropoli Nice Côte d’Azur është vënë në dijeni dhe ka angazhuar ndërmjetësit për qetësinë publike. “Ne gjithashtu i drejtojmë personat që kanë nevojë drejt shërbimeve të ndihmës dhe mbështetjes për viktimat, të ngritura në bashkëpunim me Metropolin”, shpjegon Christophe Tassano. Bëhet fjalë për Qendrën e Pritjes së Viktimave. “Ekipi i parandalimit të specializuar ka forcuar praninë në zonat e prekura dhe mban një lidhje të ngushtë me të rinjtë, përfshirë edhe ata që ndodheshin me Miltonin në Shqipëri.” Së fundmi, familja e Mendes po kalonte një periudhë të vështirë për shkak të apartamentit të tyre të shkatërruar së fundmi nga një zjarr. Prindërit e 20-vjeçarit janë akomoduar në një hotel në lagjen Saint-Charles. Në artikull përmenden edhe procedurat e kushtueshme për riatdhesimin e trupit të të riut nga Shqipëria në Portugali. Ata gjithashtu duhet të kenë mundësi të asistohen nga një avokat në Shqipëri për të ndjekur një procedurë gjyqësore që sapo ka nisur. Në bashkëpunim me familjen është hapur një llogari për mbledhje fondesh për t’i ndihmuar ata të përballojnë këto shpenzime. Deri të premten, ishin mbledhur mbi 6,300 euro. Veç La Semeuse, është aktivizuar edhe shoqata Dix Étoiles, e cila është shumë e zëshme në mbështetje të komunitetit të Kepit të Gjelbër në Nicë dhe janë krah të afërmve të Mendes për procedurat e shumta që i presin. Një ditë më parë, autori Sokrat Vata, i cili doli përpara gjykatës për masën e sigurisë (e cila iu caktua arrest me burg), u kërkoi ndjesë familjarëve të viktimës duke shprehur pendesë. Ai tha se grupi i turistëve të huaj i kishte sharë dhe goditur kur stafi i kishte kërkuar të mbanin qetësi dhe se thikën ia kishte marrë portugezit teksa përpiqej ta neutralizonte në përpjekje për t’u vetëmbrojtur. Gjykata caktoi gjithashtu burg pa afat për dy turqit, Ezgi Parlak dhe Nuh Mahmutoglu që tentuan ta largonin Vatën nga vendngjarja duke e fshehur në bagazhin e makinës së tyre. Kamerierët Ildi Cekani, Serxhi Selimi dhe Ervis Bunci që goditën me grushte 20-vjeçarin, do të qëndrojnë në burg për 45 ditë. Truprojat Luciano Seferi, Moisid Matushaj, Romeo Shehu dhe Kristo Kosho si dhe kamarieri Murat Zhabina, u lanë në detyrim paraqitjeje. Pronari Bekim Bulica dhe David Heurtevent, gjithashtu punonjës i ‘Principotes’, janë në kërkim. Bulica për fshehje krimi, ndërsa Heurtvent, alias Gjana, si bashkëpunëtor në krim pasi dyshohet se e goditi me grushte 20-vjeçarin. Seanca, e cila u mbajt me dyer të mbyllura, zgjati mbi 9 orë. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë. Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 11:19 Vrasja e turistit portugez në Ksamil, ja akuzat për 11 të dyshuarit (LISTA) Vrasje me dashje është akuza që rëndon mbi Sokrat Vatën, autorin e vrasjes së 20-vjeçarit portugez në kompleksin luksoz ‘Principotes Ksamil’, i cili një ditë më parë u la në burg. Dy turqit që e fshehën në bagazhin e makinës akuzohen për përkrahje të autorit, ndërsa kamerierët e truprojat për moskallëzim krimi.Sokrat Vata Vrasje me dashje, arrest në burgEzgi Perlak Përkrahje e autorit të krimit, lihet në arrest në burgNuh Mahmutoglu Përkrahje e autorit të krimit, lihet në arrest në burgIldi Cekani Moskallëzim i krimit, lihet në arrest me burg për 45 ditëSerxhi Selimi Moskallëzim i krimit, lihet në arrest me burg për 45 ditëErvis Bunci Moskallëzim i krimit, lihet në arrest me burg për 45 ditëLuciano Seferi Moskallëzim i krimit, lihet në detyrim paraqitjejeMoisid Matushaj Moskallëzim i krimit, lihet në detyrim paraqitjejeRomeo Shehu Moskallëzim i krimit, lihet në detyrim paraqitjejeKristo Kosho Moskallëzim i krimit, lihet në detyrim paraqitjejeMurat Zhabina Moskallëzim i krimit, lihet në detyrim paraqitjeje P.J/Shqiptarja.com Share P.J/Shqiptarja.com TAG: france nice Christophe Tassano Murat Zhabina kristi kosho Romeo Shehu Moisid Matushaj Luciano Seferi Ervis Bunci Serxhi Selimi Ildi Cekani David Heurtevent Bekim Bulica Nuh Mahmutoglu Ezgi Perlak Sokrat Vata Principotes Ksamil sarande Ksamil vrasja e portugezit Luis Miguel Varela Mendes Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (3 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
15 Gusht, 13:45
Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 57.4% Shoqëria 26.8% Social media 15.7% Vota total: 6229 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Gusht, 13:45 Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?

