Një shqiptari të akuzuar për trafikim, prostitucion dhe i kërkuar për tentativë vrasjeje në Shqipëri, i është refuzuar lirimi nga një gjykatë në Francë.
Gjykata franceze në La Rochelle ka shqyrtuar kërkesën e shtetasit shqiptar për lirim dhe e ka refuzuar. Shqiptari ndodhej në paraburgim në burgun e Rochefort që prej datës 16 tetor.
Sipas mediave franceze, ai ndodhet në Francë me dokumente false, pra ka hyrë ilegalisht në vend. Përpos kësaj, ai kërkohej prej kohësh nga Interpoli me një urdhër arresti ndërkombëtar.
Pas seancës shqiptari pretendoi se në burg është kërcënuar me jetë dhe se ka fakte e prova me video, duke dëshiruar në këtë formë lirimin prej burgut./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.
