Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Detyrim paraqitjeje” për Albano Ametin, mësuesin e Selenicës, i cili u denoncua nga disa nxënëse për ngacmim seksual në ambientet e shkollës.
Fillimisht, shtatë vajza u ankuan në Zyrën Arsimore të Selenicës, duke ngritur shqetësime për sjelljen e mësuesit. Pas marrjes në pyetje në polici, dy prej tyre u tërhoqën nga denoncimi.
Pas hetimeve dhe shqyrtimit të çështjes, gjykata vendosi që ndaj mësuesit të caktohet masa e sigurisë “Detyrim paraqitjeje”. Hetimet për rastin vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e denoncimit. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet Selenicëvlore
