Ylli Zalla rezultonte në kërkim që prej nëntorit 2025, kur në banesën e tij u zbulua arsenal armësh, pas hetimeve lidhur me atentatin në Rinas. Zalla dyshohet si bashkëpunëtor në atentatin e nëntorit 2025 ku u vranë Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani, akuza të cilat nuk u zbardhën asnjëherë. Arrestohet i shumëkërkuari i policisë Ylli Zalla. Arrestohet i shumëkërkuari Ylli Zalla.
Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Brendshme, e cial përmes një njoftimi thotë se operacioni është organizuar nga forcat RENEA, Policia e Krujës, Tiranës dhe ‘Operacionalja.’
Ju rikujtojmë se ditën e djeshme, Ylli Zalla ka reaguar pas shpërthimit me tritol që shkaktoi dëme të konsiderueshme në banesën e tij në fshatin Zall të Fushë-Krujës.
Përmes një videoje, ai mohoi pretendimet se mund ta ketë inskenuar vetë ngjarjen me qëllim përfitimin e azilit politik, ndërsa ka ngritur akuza ndaj Policisë dhe grupeve kriminale.
Zalla, i cili rezulton në kërkim në lidhje me atentatin e Rinasit, u shfaq pranë banesës së dëmtuar pas shpërthimit, teksa hodhi akuza edhe për Policinë e Shtetit.
“Unë Ylli Zalla në nëntor 2025 vjen Policia e Shtetit më akuzon për lidhjen e Rinasit. Hyjnë makina, dalin makina. Pa ekspertizë e pa asnjë lloj prove më ngatërrojnë me bandat. Kalojnë disa muaj dhe gjejnë armatim, Ylli Zalla s’ka armatim. Pas kësaj, në qershor 2026, në datën 22 më vijnë Policia e Shtetit pas shtëpie me më vra vdek e në tokë. Unë jam hallexhi, kam fëmijët pa bukë. Ja çfarë më ka bërë mua Policia e Shtetit. Unë dyshoj te Policia dhe bandat. Gazetarët flasin kot, thonë kërkon azil. Unë nuk kërkoj azil, nuk largohem nga prona ime”, tha Zalla.
Kush është Ylli Zalla? 12 vjet më parë, Ylli Zalla është arrestuar për prodhim të bombave artizanale dhe i përfshirë edhe në prodhim dhe shitje droge Ylli Zalla rezultonte në kërkim që prej nëntorit 2025, kur në banesën e tij u zbulua arsenal armësh, pas hetimeve lidhur me atentatin në Rinas. Zalla dyshohet si bashkëpunëtor në atentatin e nëntorit 2025 ku u vranë Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani, akuza të cilat nuk u zbardhën asnjëherë.
Më 20 shkurt të këtij viti, policia zbuloi një tjetër arsenal armësh në fshatin Zall që dyshohet se i përkisnin 49-vjeçarit Ndërkohë 12 vjet më parë, Ylli Zalla është arrestuar për prodhim të bombave artizanale dhe i përfshirë edhe në prodhim dhe shitje droge. Në atë kohë dyshohej për lidhje me grupin ISIS për rekrutime të shqiptarëve për xhihad. Vite më parë ai kishte kërcënuar me jetë edhe pronarin e një kompanie çimentoje në Fushë Krujë. I vunë tritol, i shumëkërkuari Ylli Zalla shfaqet para banesës: Bandat duan të më vrasin! 16 Gusht, 19:54 Dështon aksioni në Fushë-Krujë, Ylli Zalla i arratiset RENEA-s; 49-vjeçari në kërkim për atentatin në Rinas
23 Qershor, 13:49 arrestohet ylli zalla atentatin në rinas tritol shtëpisë trafik droge Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kronike Aksident në aksin Shëngjin–Lezhë, plagosen katër persona; dy prej tyre fëmijë 16 Gusht 2026, 22:4222:42Kronike Video/ Publikohen pamjet e sherrit në Sarandë, momenti kur ndërhyjnë “Shqiponjat” 16 Gusht 2026, 20:1720:17Kronike Dhunoi për vdekje partneren në Itali, publikohet fotoja e 42-vjeçarit shqiptar 16 Gusht 2026, 20:1520:15Kronike I vunë tritol, i shumëkërkuari Ylli Zalla shfaqet para banesës: Bandat duan të më vrasin! 16 Gusht 2026, 19:5519:55Kronike Gjendet i pajetë 69-vjeçari në Vlorë, policia nis hetimet 16 Gusht 2026, 18:2818:28Kronike Plagosje me thikë në portin e Vlorës, arrestohet autori 16 Gusht 2026, 18:1018:10Kronike

