Lajme Zone
I akuzuar në dosjen e SASPAC, GJKKO liron nga burgu Ermal Kurtulajn
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

I akuzuar në dosjen e SASPAC, GJKKO liron nga burgu Ermal Kurtulajn

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka vendosur lirimin nga burgu të Ermal Kurtulajt, i cili është i akuzuar në dosjen e njohur si “SASPAC”.

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka vendosur lirimin nga burgu të Ermal Kurtulajt, i cili është i akuzuar në dosjen e njohur si “SASPAC”. Me vendim të gjykatës, masa e sigurimit ndaj Kurtulajt është zëvendësuar nga “arrest në shtëpi”, pasi kanë përfunduar afatet e paraburgimit. Më herët, GJKKO vendosi ta kthente çështjen për plotësim hetimesh në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), duke kërkuar kryerjen e veprimeve shtesë hetimore për dosjen. Pavarësisht ndryshimit të masës së sigurimit, hetimet ndaj Ermal Kurtulajt vijojnë, ndërsa dosja mbetet në shqyrtim pas plotësimit të hetimeve të kërkuara nga gjykata. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: GJKKO