Begaj mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare për Hysenin, pret kthimin e Ramës nga jashtëPresidenti Bajram Begaj pritet të mbledhë javën e ardhshme Këshillin e Sigurisë Kombëtare për të diskutuar mbi rastin e ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni. Por për mbledhjen duket se duhet pritur edhe kthimi i kryeministrit Edi Rama në Shqipëri. Rama ndodhet jashtë vendit dhe pritet të rikthehet më 26 shtator, ndërsa ende nuk është përcaktuar data dhe ora e mbledhjes së Këshillit.
Lëvizja e Begajt vjen në një moment kur çështja Hyseni ka ndezur debatin politik mbi sigurinë kombëtare, ndërsa opozita ka kërkuar mbledhjen e Këshillit.
Pra, Këshilli i Sigurisë Kombëtare do të mblidhet javën e ardhshme, por ndërkohë axhenda e sigurisë kombëtare duket se duhet të presë kthimin e kryeministrit nga jashtë vendit. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm

