Vllaznia është në krizë. Ekipi Shkodran regjistroi një tjetër humbje në nisje të javës së 5 të Superligës, pasi u mposht 0-2 nga Teuta. Në Loro Boriçi durrsakët realizuan nga një gol në secilën pjesë, me protagonist Umejiego, i cili realizoi ‘dopietë’. Për ekipin e drejtuar nga Edi Martini kjo ishte humbja e tretë radhazi, që i mban të zhytur në vendin e fundit. Në 5 javë kampionat Vllaznia ka arritur të marrë vetëm 2 pikë në dy javët e para. Edhe pse në konferencë u premtua se situata do të ndryshonte pak shpresë ka në horizont. LEXO edhe...Sonte Vllaznia-Teuta, Musta: Do të ringrihemi shumë shpejt, nga Elbasani më larguan me një ofertë qesharake Krejt ndryshe paraqitet situata për Teutën, që me këtë fitore tregon se pretendimet këtë sezon janë të mëdha. 3 pikët në Shkodër i japin siguri durrsakëve se të paktën edhe një javë do të jenë në krye të Superligës. Java e 5 e kampionatit do të vijojë edhe të shtunë e të dielë ku padiskutim spikasin sfidat Tirana-Elbasani dhe Egnatia-Partizani. Të dyja ditën e dielë. Ne.k./ReportTv.al Vllaznia superliga Teuta edi martini Komento Komente Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni? Të drejtë 5.9% Të gabuar 89.3% Nuk e di 4.8% Vota total: 3676 Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni?

