Lajme Zone
Humbi rastin e pastër në Botëror, sulmuesi kërcënohet me jetë
SportCNA

Humbi rastin e pastër në Botëror, sulmuesi kërcënohet me jetë

Jaminton Campaz është përballur me kërcënime serioze pas eliminimit të Kolumbisë nga Kupa e Botës. Sulmuesi kolumbian humbi një rast të pastër shënimi në minutën e 115-të të sfidës ndaj Zvicrës, një moment që mund t’i kishte dhënë ekipit të tij kualifikimin. Pas ndeshjes, mediat raportuan se futbollisti ka marrë kërcënime me jetë. Situata ka rikthyer kujtimet e ngjarjes tragjike të vitit 1994, kur

Jaminton Campaz është përballur me kërcënime serioze pas eliminimit të Kolumbisë nga Kupa e Botës.

Sulmuesi kolumbian humbi një rast të pastër shënimi në minutën e 115-të të sfidës ndaj Zvicrës, një moment që mund t’i kishte dhënë ekipit të tij kualifikimin. Pas ndeshjes, mediat raportuan se futbollisti ka marrë kërcënime me jetë.

Situata ka rikthyer kujtimet e ngjarjes tragjike të vitit 1994, kur Andres Escobar u vra pak ditë pas autogolit në humbjen 2-1 të Kolumbisë ndaj SHBA-së. Në reagimin e tij publik, Campaz tha se kishte realizuar ëndrrën e fëmijërisë duke përfaqësuar Kolumbinë dhe duke luajtur në Kupën e Botës.

Ai falënderoi tifozët, familjen dhe të gjithë mbështetësit e kombëtares për përkrahjen gjatë turneut. Futbollisti theksoi se futbolli sjell edhe momente të vështira dhe u bëri thirrje të gjithëve të mos lejojnë që zhgënjimi të kthehet në urrejtje apo frikë. Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.