Lajme Zone
SportABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Humbi kontrollin e mjetit/ Aksidentohet rëndë 31-vjeçari në Lezhë, transportohet drejt Traumës


LEZHË- Një 31-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë në një aksident rrugor të ndodhur në orët e para të mëngjesit të së mërkurës në aksin Lezhë–Shëngjin, pranë lapidarit.

LEZHË- Një 31-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë në një aksident rrugor të ndodhur në orët e para të mëngjesit të së mërkurës në aksin Lezhë–Shëngjin, pranë lapidarit.

Sipas të dhënave paraprake, i riu , duke drejtuar një automjet tip “Audi”, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me një mur rrethues dhe më pas me dy automjete të parkuara.

Si pasojë e përplasjes, ai ka pësuar fraktura të shumta. Pas ndihmës së parë në Spitalin Rajonal të Lezhës, u transportua drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për mjekim të specializuar.

Policia ka nisur hetimet, ndërsa dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet AudiLezhëshqiperi