Familjarë, të afërm, dashamirës të gazetarit Enrik Mehmeti, i cili u nda tragjikisht nga jeta pas një aksidenti me motor, kanë mbajtur sot homazhe në nder të tij. Buzë detit, që aq shumë e donte, të afërmit e Enrikut kanë hedhur lule dhe kanë nderuar kujtimin e gazetarit shumë të dashur për vlonjatët dhe jo vetëm. Ndërkohë, buzë deti është vendosur dhe një shkrim me emrin e tij. Kujtojmë se Mehmeti humbi jetën mbrëmjen e së shtunës, në një aksident me motor në zonën e Zvërnecit. Ikja e parakohshme e kolegut Enrik Mehmeti është një humbje e madhe për familjen, miqtë dhe komunitetin e gazetarëve.
Enrik Mehmeti la pas bashkëshorten dhe 2 fëmijët. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: Enrik Mehmeti homazhe Vlore
