Gazetari Enrik Mehmeti u shua në moshën 40-vjeçare në një aksident tragjik me motor në plazhin e Porto-Novës në Vlorë. Homazhet në nderim të Enrikut do të mbahen nga ora 12:00-14:00, në teatrin “Petro Marko” në Vlorë. Ndërsa përcjellja e gazetarit për në banesën e fundit do të bëhet në orën 14:00. Enrik Mehmeti ka raportuar prej më shumë se 20 vjet ngjarjet më të fundit nga qyteti bregdetar. Ngjarjet e vitit 1997 shënuan edhe fillimet e tij në gazetari, ndonëse ishte vetëm 11 vjeç. Ai u angazhua me përkthime në kampin e operacionit “Alba” ku ushtarët italianë kishin ardhur në Shqipëri për të vendosur stabilitetin pas trazirave. LEXO EDHE:Aksident i rëndë në plazhin e Zvërnecit në Vlorë, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti Pak vite më vonë ai nisi raportimet nga terreni, duke përcjellë te lexuesit dhe shikuesit informacione nga politika, kronika, kultura dhe sporti dhe duke qenë një zë me peshë për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve në qytetin bregdetar. K.M/Shqiptarja.com TAG: Enrik Mehmeti Vlore Komento Komente Sondazhi i ditës:
18 Korrik, 19:55
Finalja Spanjë-Argjentinë, kush e fiton Kupën e Botës? Spanja 56.2% Argjentina 38.3% Nuk kam mendim 5.4% Vota total: 1323 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 18 Korrik, 19:55 Finalja Spanjë-Argjentinë, kush e fiton Kupën e Botës?

