Lajme Zone
Humbën gjatë natës në Karaburun, shpëtohen dy të miturit gjermanë nga ekipet e emergjencës (VIDEO)
EkonomiEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Humbën gjatë natës në Karaburun, shpëtohen dy të miturit gjermanë nga ekipet e emergjencës (VIDEO)

Gjatë natës së mbrëmshme, dy të mitur me shtetësi gjermane humbën rrugën në zonën e Karaburunit, duke kërkuar ndihmë përmes sinjalit SOS.

Gjatë natës së mbrëmshme, dy të mitur me shtetësi gjermane humbën rrugën në zonën e Karaburunit, duke kërkuar ndihmë përmes sinjalit SOS. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, raportohet se në terren u angazhuan shërbimet e Policisë, ekipi i Kërkim-Shpëtimit, si dhe punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura, të cilët nisën operacionin për gjetjen e tyre. Mësohet se, rreth orës 04:00 të mëngjesit, ekipet arritën t’i lokalizonin dy të miturit, ndërsa rreth orës 06:30 u bë i mundur shpëtimi i tyre. Fatmirësisht, ata u gjetën në gjendje të mirë shëndetësore dhe jashtë rrezikut për jetën. Njoftimi i plotë: Një tjetër operacion kërkim-shpëtimi është realizuar me sukses gjatë natës në Gadishullin e Karaburunit, falë ndërhyrjes së ekipit të Shpëtimit Alpin dhe Speleologjisë në Shqipëri, në bashkëpunim me strukturat e Policisë. Në orët e vona të natës, rreth orës 23:50, pas një sinjalizimi të përcjellë nga Ambasada Gjermane në Shqipëri, është kërkuar ndihmë për dy të rinj 17-vjeçarë me shtetësi gjermane. Të rinjtë, të cilët ndodheshin duke eksploruar zonën e Gadishullit të Karaburunit, kishin humbur orientimin dhe nuk arrinin të gjenin rrugën e kthimit në mënyrë të sigurt. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, ekipi i Stacionit të Vlorës u nis drejt zonës së dyshuar dhe nisi kërkimet në terren. Pas disa orësh kërkimesh intensive, dy të rinjtë u lokalizuan pranë zonës së njohur si “Ravena”. Pasi u vlerësua gjendja e tyre shëndetësore dhe u asistuan me ujë të pijshëm dhe ushqime, nisi evakuimi i tyre në rrugë tokësore. Operacioni përfi me sukses rreth orës 04:30 të mëngjesit të 1 gushtit, kur dy të rinjtë iu dorëzuan Stacionit të Policisë Orikum. Shpëtimi Alpin dhe Speleologjik në Shqipëri ka falënderuar të gjithë vullnetarët dhe bashkëpunëtorët e përfshirë në operacion për profesionalizmin dhe gatishmërinë e treguar. Në fund, strukturat e shpëtimit përcjellin një apel për të gjithë turistët dhe aventurierët që planifikojnë të eksplorojnë zona të thella malore apo natyrore: planifikoni me kujdes itinerarin, informohuni paraprakisht për terrenin, pajisuni me mjetet e nevojshme dhe, kur është e mundur, shoqërohuni nga një guidë lokale ose një person që njeh mirë zonën.