Lajme Zone
Humb jetën një 38-vjeçar nga Kosova në aksident me motor në rrugën e Kombit
Të tjeraTelegrafi
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Humb jetën një 38-vjeçar nga Kosova në aksident me motor në rrugën e Kombit

Një shtetas kosovar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur mbrëmjen e së enjtes në autostradën pranë fshatit Fan në Mirditë të Shqipërisë.

Një shtetas kosovar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur mbrëmjen e së enjtes në autostradën pranë fshatit Fan në Mirditë të Shqipërisë.Sipas njoftimit të Policisë së Shqipërisë, rreth orës 20:00, shtetasi me inicialet L. D., 38 vjeç, duke drejtuar një motomjet, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e përplasjes, 38-vjeçari është dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Rrëshenit, por pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë.Në vendin e ngjarjes ka dalë grupi hetimor, i cili po punon për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit dhe shkakun që çoi në humbjen e kontrollit mbi motomjetin.