Lajme Zone
Humb jetën 16 vjeçari nga aksidenti tragjik në Durrës i 4 ditëve më parë
Të tjeraEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

Humb jetën 16 vjeçari nga aksidenti tragjik në Durrës i 4 ditëve më parë

Ka humbur jetën në Spitalin e Traumës Klevis Dervishi, 16 vjeçari i cili ndodhej në gjendje kritike për jeten nga aksidenti fatal në Manzë me 19 gusht.

Ka humbur jetën në Spitalin e Traumës Klevis Dervishi, 16 vjeçari i cili ndodhej në gjendje kritike për jeten nga aksidenti fatal në Manzë me 19 gusht. Ngjarja ndodhi rreth orës 02:22. Sipas Policisë, shtetasi Kleo Vrion 25 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin dhe makina është përplasur me një bordurë betoni. Si pasojë e përplasjes humbi jetën drejtuesi i automjetit, Kleo Vrioni, si dhe dy pasagjerët, Sara Brugentelli 26 vjeçe, dhe Alvi Muhaxhiri, 15 vjeç. Aksident tragjik në Durrës, makina përplaset me bodurën, humbin jetën 3 të rinj Zbardhen emrat e 3 të rinjve që humbën jetën në aksidentin e rëndë në Durrës, po ktheheshin nga një lokal nate