Supermodeli shqiptar Elton Ilirjani në qendër të shfaqjes Greedilous x Adidas në Seoul, me tre look-e dhe një moment spektakolar ku moda u takua me robotikën.
Një model. Një robot humanoid. Një pasarelë.
Në Seoul, Elton Ilirjani ishte pjesë e shfaqjes Greedilous x Adidas, duke bërë tre dalje në runway, përfshirë një kostum rozë dhe daljen finale të show-t.
Momenti më i veçantë erdhi kur Eltoni ndau pasarelën me një robot humanoid, në një skenë ku moda, teknologjia dhe performanca u bënë pjesë e të njëjtit spektakël. Atletet Adidas ishin elementi i përbashkët në të tre look-et.
Shfaqja, e mbështetur nga institucione dhe kompani të rëndësishme koreane, mes tyre Lotte Group dhe Robotis, e vendosi teknologjinë në zemër të prezantimit.
Është një tjetër dëshmi se talenti i Elton Ilirjani është pjesë e projekteve ku takohen moda globale, teknologjia dhe markat ndërkombëtare. Dhe këtë herë, skena ishte Seoul.

